Vriten dhjetëra terroristë të ISIS në Ninva
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41095-vriten_dhjetëra_terroristë_të_isis_në_ninva
Në një operacion të forcave popullore të Irakut në perëndim të provincës Ninva në veri të vendit, janë vrarë 35 pjesëtarë të grupit terrorist-takfirist ISIS.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 05, 2017 19:17 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetëra terroristë të ISIS në Ninva

Në një operacion të forcave popullore të Irakut në perëndim të provincës Ninva në veri të vendit, janë vrarë 35 pjesëtarë të grupit terrorist-takfirist ISIS.

Mediat irakiane bënë të ditur se forcat popullore irakiane kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të ISIS në periferi të qytetit Tel Afar duke vrarë 35 terroristë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Mësohet se në këtë sulm është vrarë edhe një nga krerët e ISIS i njohur me emrin Abu Kasure al Shami. Ndërkohë, forcat ajrore irakiane kanë sulmuar dhe shkatërruar një kullë ndërlidhëse të ISIS si dhe një depo armatimi të terroristëve në Mosul.