Izraeli cakton 7 milionë $ për opozitarët sirianë
Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite deklaroi se Izraeli ka caktuar një shumë prej 26 milionë Shekel (7 milionë $) nga buxheti i tij ushtarak për të ndihmuar në mjekimin e opozitarëve të armatosur sirianë që luftojnë në kuadër të grupeve terroriste në Siri.
Gadi Eisenkut, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite tha:” Më parë, mbi 3000 opozitarë të armatosur sirianë janë mjekuar në spitalet Safad dhe Naharia në veri të Izraelit. Sipas gazetës angleze Daily Mail, deri në vitin 2013, Izraeli ka shpenzuar 13 milionë $ për mjekimin e rebelëve sirianë. Ndër të tjera, Gadi Eisenkut, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite pretendoi se 1/3 e ushtarëve të Hezbollahut të Libanit luftojnë në Siri dhe deri tani 1700 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë dhe 700 të tjerë janë plagosur në konfliktin sirian. Ai shtoi: “Hezbollahu po i shton forcat e tij në murin kufitar me Izraelin dhe kjo është shkelje e rezolutës së OKB. Irani e përkrah fuqishëm Hezbollahun dhe i ka dhënë 70 milionë $ lëvizjes palestineze Hamas.”