Damasku konfirmon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Kazakistan
Janar 05, 2017 17:29 Europe/Tirane
Zv/ministri i Jashtëm i Sirisë deklaroi se qeveria siriane ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Siri që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit.
Fejsal Mekdad shtoi se qeveria e Damaskut është serioze në pjesëmarrjen në cdo përpjekje për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Siri. Gjatë takimit trepalësh të ministrave të Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Moskë, tre palët publikuan një deklaratë ku u bë e ditur se negociatat mes qeverisë dhe opozitarëve sirianë do të zhvillohen në muajin Janar 2017 në Astana. Deri tani, grupet opozitare kanë deklaruar se do të bojkotojnë bisedimet me qeverinë e Damaskut.
Tags