Terroristët pësojnë disfatë të rëndë në qytetin Palmira
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41173-terroristët_pësojnë_disfatë_të_rëndë_në_qytetin_palmira
Ushtria siriane në konflikt me terroristët e ISIS ka vrarë me dhjetëra terroristë në perëndim të qytetit Palmira dhe ka shkatërruar shumë automjete të pajisura me armatime të rënda të këtij grupi takfirist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2017 07:02 Europe/Tirane
  • Terroristët pësojnë disfatë të rëndë në qytetin Palmira

Ushtria siriane në konflikt me terroristët e ISIS ka vrarë me dhjetëra terroristë në perëndim të qytetit Palmira dhe ka shkatërruar shumë automjete të pajisura me armatime të rënda të këtij grupi takfirist.

Ndërkohë nga qyteti Alepo mësohet se ushtria ka neutralizuar një sulm të terroristëve në përpjekjet e këtyre të fundit për të marrë kontrollin e akademisë ushtarake ajrore në lindje të qytetit Alepo. Ushtria siriane është konfrontuar me terroristët e ISIS edhe në aeroportin e Dejrul Zur në lindje të vendit. Terroristët që operojnë në Siri në luftimet e fundit me ushtrisë siriane kanë humbur kontrollin e territorit që ndodhet mes Damaskut dhe lartësive Golan.