Fillon reduktimi i forcave ruse
Rusia ka nisur tërheqjen e forcave të saj nga Siria dhe i pari që do të largohet, sipas shefit të Forcave të Armatosura ruse do të jetë grupi i aeroplanmbajtëseve.
Njoftimi vjen pak ditë pasi Moska dhe Ankaraja negociuan armëpushimin sirian, që sipas Kombeve të Bashkuara porezulton i qëndrueshëm. Për muaj të tërë, avionët bombardues rusë i kanë goditur ashpër nga ajri terroristët në Siri duke përkrahur operacionet tokësore të ushtrisë siriane dhe të forcave të rezistencës. Flotilja ruse e aeroplanmbajtëseve, e drejtuar nga ajo që konsiderohet si krenaria e saj, luftanija “Admirali Kuznetsov”, po përgatitet t’u largohet brigjeve siriane. Vladimir Putin e kishte bërë të qartë në muajin dhjetor se është rënë dakord, që Rusia të nisë reduktimin e trupave të dërguara në Siri, sipas kushteve të pushimzjarrit të arritur mes grupeve opozitare siriane dhe qeverisë siriane, me ndërmjetësimin e Moskës, Teheranit dhe të Turqisë.