6 të vdekur nga shpërthimi në Bagdad
Një shpërthim terrorist i ndodhur sot në rajonin Al-Sho’le në veriperëndim të Bagdadit shkaktoi vdekjen e 6 civilëve irakianë dhe plagosjen e 12 të tjerëve.
Nga ana tjetër mësohet se forcat irakiane kanë çliruar lagjen Vahdet në lindje të Mosulit dhe po vazhdojnë operacionin duke avancuar në drejtim të lumit Tigër. Nexhm Al-Xhaburi, komandant operativ i provincës Ninva, deklaroi se forcat e ushtrisë irakiane kanë mbërritur në brigjet e lumit Tigër në pjesën lindore të Mosulit, e cil do të çlirohet së shpejti. Ai shtoi se forcat çlirimtare irakiane po përgatiten për të hyrë në pjesën perëndimore të Mosulit. Njëkohësisht, forcat ajrore të ushtrisë irakiane kanë bombarduar sot dhjetëra pozicione të terroristëve në perëndim të Mosulit në përpjekje për të përgatitur terrenin për avancimin e forcave irakiane në këtë zonë.