Luftime mes terroristëve të ISIS dhe Al-Nusras
Dhjetëra terroristë janë vrarë dhe plagosur gjatë luftimeve që shpërthyen mes pjesëtarëve të ISIS dhe Al-Nusras në kampin Jermuk në jug të Damaskut.
Sipas mediave siriane, luftimet mes dy grupeve terroriste shpërthyen pasi një pjesëtar i Al-Nusras shpërtheu jelekun me eksploziv në mesin e pjesëtarëve të ISIS duke shkaktuar vdekjen e 8 terroristëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve. Luftime mes anëtarëve të dy grupeve terroriste janë zhvilluar edhe në rajonin Al-Kalamun në lindje të provincës Rif Damask. Burimet e lajmeve nga Siria bënë të ditur për vrasjen e kreut të grupit terrorist Al Nusra në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Junes Shaib i njohur si Abu Hasan, është vrarë në banesën e tij në lindje të Idlibit në një sulm ajror të forcave siriane.