Vriten shumë fëmijë në sulmet amerikane në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41236-vriten_shumë_fëmijë_në_sulmet_amerikane_në_veri_të_sirisë
Nga sulmi i avionëve luftarakë të koalicionit amerikan në provincën Raka në veri të Sirisë, shumë civilë mes tyre shumë fëmijë janë vrarë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 07, 2017 06:52 Europe/Tirane
  • Vriten shumë fëmijë në sulmet amerikane në veri të Sirisë

Nga sulmi i avionëve luftarakë të koalicionit amerikan në provincën Raka në veri të Sirisë, shumë civilë mes tyre shumë fëmijë janë vrarë.

Sipas një raporti të Press Tv, Observatori sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Londër njoftoi se të paktën 8 civilë kanë humbur jetën në sulmin e së premtes të avionëve të koalicionit amerikan kundër fshatit Suvejda Kabirah që ndodhet 55 km larg nga qyteti Raka. Sipas dëshmitarëve, 5 nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Ndërkohë ekspertët thonë se duke pasur parasysh intensitetin e sulmeve, pritet të shtohet akoma më shumë numri i viktimave. Ushtria amerikane ditën e hënë me anë të një deklarate njoftoi se nga sulmet e nisura prej vitit 2014 kundër grupit terrorist ISIS e deri tani janë vrarë 188 civilë sirianë. Në nëntor të vitit 2016, janë paraqitur 16 raporte të reja mbi vrasjen e civilëve gjatë sulmeve ajrore të Amerikës në Siri dhe në Irak.