Një prej krerëve të rëndësishëm të ISIS vritet në Siri
Janar 07, 2017 07:42 Europe/Tirane
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vrasjen e një prej krerëve të rëndësishëm të grupit terrorist ISIS në Siri.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes të premten me anë të një deklarate, ka njoftuar se Mahmud Al-Isavi, një prej krerëve dhe koordinator i rëndësishëm i grupit terrorist ISIS, është vrarë gjatë sulmeve të koalicionit ndërkombëtar në natën e Vitit të Ri në qytetin Raka. Sipas këtij burimi, Al-Isavi kishte lidhje të drejtpërdrejta me Abdulbasit Al-Iraki të cilin koalicionit ndërkombëtar e ka quajtur "Kreu i ISIS në Lindjen e Mesme". Abdulbasit Al-Iraki ishte vrarë më dy nëntor të vitit të kaluar gjatë një sulmi ajror.
Tags