37 civilë irakianë vriten nga sulme i avionëve të koalicionit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41380-37_civilë_irakianë_vriten_nga_sulme_i_avionëve_të_koalicionit_amerikan
Sulmi i avionëve të koalicionit amerikan në lindje të qytetit Mosul ka shkaktuar vrasjen e 27 civilëve irakianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • 37 civilë irakianë vriten nga sulme i avionëve të koalicionit amerikan

Sulmi i avionëve të koalicionit amerikan në lindje të qytetit Mosul ka shkaktuar vrasjen e 27 civilëve irakianë.

Faqja informative "Ra'jul-Jeom" njoftoi se Ahmed Raed Hamdani, përgjegjës i spitaleve në frontet e luftës në Mosul, duke cituar dëshmitarët okularë, të shtunën ka thënë: "Avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë bombarduar dhjetë automjete transportuese të karburanteve të civilëve irakianë dhe si pasojë janë vrarë 15 civilë irakianë janë shkatërruar tërësisht automjetet e tyre". Avionët e koalicionit amerikanë të ashtuquajtur kundër ISIS kanë bombarduar lagjen Ibën Hejtham në zonën e Mosulit të ri në lindje të këtij qyteti ku si pasojë janë vrarë 12 civilë irakianë në mesin e tyre disa gra dhe fëmijë. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit, qendër e provincës Ninva kanë filluar në tetor të vitit 2016, me urdhër të kryeministrit irakian Hejdar Ebadi.