Forcat sioniste sulmojnë zona të ndryshme në rajonin BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41392-forcat_sioniste_sulmojnë_zona_të_ndryshme_në_rajonin_bplj
Forcat e regjimit sionist sot kanë sulmuar disa zona në rajonin BPLJ.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2017 07:59 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste sulmojnë zona të ndryshme në rajonin BPLJ

Forcat e regjimit sionist sot kanë sulmuar disa zona në rajonin BPLJ.

Agjencia IRNA e lajmeve njofton se objekt i sulmeve të sionistëve janë bërë rajonet Bejt Faxhar, jugu i Betlehemit, qyteza Bejt Amr, Khaldun dhe Amir Abu Ake duke arrestuar të paktën 2 palestinezë. Sipas qendrës për të burgosurit palestinezë që nga tetori i vitit 2015 e deri në fund të vitit 2016 forcat sioniste kanë arrestuar të paktën 1920 palestinezë. Me shtimin e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe me shkatërrimin e vendeve të shenjta të palestinezëve nga ky regjim siç është përpjekja për ndarjen kohore dhe territoriale të xhamisë Al Aksa palestinezët që prej vitit 2015 kanë nisur intifadën e Kodsit. Që nga ajo kohë e deri tani forcat sioniste kanë martirizuar të paktën 272 palestinezë.