Vriten 4 sionistë në një sulm të rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41425-vriten_4_sionistë_në_një_sulm_të_rezistencës_palestineze
Burimet palestineze njoftuan se 4 ushtarë sionistë janë vrarë në një sulm të rezistencës palestineze në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2017 13:40 Europe/Tirane
  • Vriten 4 sionistë në një sulm të rezistencës palestineze

Burimet palestineze njoftuan se 4 ushtarë sionistë janë vrarë në një sulm të rezistencës palestineze në Kodsin e pushtuar.

Sajti informativ palestinez Felestin Al Jaum, raportoi se një i ri palestinez shkeli me kamion një grup të ushtarëve izraelitë në afërsi të kolonisë hebreje Armon Hentsiv në jug të Kodsit të pushtuar. Në këtë sulm janë plagosur të paktën 20 ushtarë sionistë, ndërsa i riu palestinez është martirizuar nga plumbat e ushtarëve sionistë. Autori i sulmit anti-sionist ishte një ish i burgosur palestinez i quajtur Fadi Al Kanber. Pas këtij sulmi, forcat e regjimit sionist kanë rrethuar banesën e të riut palestinez, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka anuluar takimin e kabinetit qeveritar izraelit. Radio e regjimit sionist bëri të ditur për dislokimin e mbi 300 policëve izraelitë në Kodsin e pushtuar.