Ushtria irakiane avancon në qytetin Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41473-ushtria_irakiane_avancon_në_qytetin_mosul
Forcat irakiane ka avancuar në operacionet e saj kundër terroristëve në Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane avancon në qytetin Mosul

Forcat irakiane ka avancuar në operacionet e saj kundër terroristëve në Mosul.

Agjencia e lajmeve Al Furat News njoftoi se forcat irakiane e sigurisë së Irakut në vazhdim të avancimeve të tyre, kanë pushtuar selinë komanduese të grupit terrorist ISIS në anën e majtë të brigjeve të lumit Tigër në Mosul. Komanda e operacioneve për çlirimin e Mosulit me anë të një deklarate ka thënë se forcat e reagimit të shpejtë të ushtrisë irakiane kanë marrë nën kontroll të plotë selinë komanduese të ISIS, qendrën e telekomunikimit dhe dy burgje të këtij grupi terrorist në anën e majtë të brigjeve të lumit Tigër. Forcat irakiane gjatë operacioneve të tyre gjithashtu kanë pushtuar edhe qendrën e operacioneve të terroristëve të ISIS të quajtur "Al-Muxhahidine Al-Shishan" në jug të qytetit Mosul duke vrarë të paktën 277 terroristë. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi dhe vetëm në fazën e parë të operacionit ushtria ka çliruar 40 nga 54 fshatra në lindje të Mosulit. Ndërkohë Abdulamir Jarallah komandant i operacionit të provincës Ninva njoftoi pastrimin e 17 lagjeve në lindje të Mosulit. Kurse Shaker Xhudat komandant i policisë federale në Irak njoftoi se që nga nisja e operacionit e deri tani janë vrarë 2100 terroristë të ISIS dhe është pastruar 64 km2 e territorit të provincës Ninva nga minat e vendosura nga ISIS.