Vritet një numër terroristësh në perëndim të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41566-vritet_një_numër_terroristësh_në_perëndim_të_sirisë
Forcat e ushtrisë siriane dhe forcat popullore kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të Frontit Al-Nusra në zonat ushtarake në provincën Hama duke vrarë e plagosur dhjetëra terroristë dhe duke u shkaktuar atyre dëme të shumta materiale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2017 16:55 Europe/Tirane
  • Vritet një numër terroristësh në perëndim të Sirisë

Forcat e ushtrisë siriane dhe forcat popullore kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të Frontit Al-Nusra në zonat ushtarake në provincën Hama duke vrarë e plagosur dhjetëra terroristë dhe duke u shkaktuar atyre dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, Ibrahim Maso, drejtori i Arsimit në qytetin Alepo deklaroi se pas çlirimit të pjesës lindore të qytetit, qeveria siriane ka riparuar 17 shkolla duke bërë të mundur që 3825 nxënës të kthehen në bankat e shkollave. Ministria e Arsimit e Sirisë ka filluar një projekt për rindërtimin e 50 shkollave në pjesën lindore të Alepos, ndërsa për 6 muaj do të përfundojë riparimi i 100 shkollave në këtë zonë të qytetit.