Thyen linjat mbrojtëse të ISIS në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41596-thyen_linjat_mbrojtëse_të_isis_në_perëndim_të_mosulit
Një funksionar lokal i provincës Ninva në veri të Irakut të hënën ka deklaruar se thyer linjat më të rëndësishme mbrojtëse të grupit terrorist ISIS në anën e djathtë të lumit Tigër në perëndim të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Thyen linjat mbrojtëse të ISIS në perëndim të Mosulit

Një funksionar lokal i provincës Ninva në veri të Irakut të hënën ka deklaruar se thyer linjat më të rëndësishme mbrojtëse të grupit terrorist ISIS në anën e djathtë të lumit Tigër në perëndim të Mosulit.

Ky funksionar lokal irakian i cili dëshiroi të mbetet anonim, në një intervistë me agjencinë "Sumerija News", ka thënë se dëgjohen të shtënat e armëve në afërsi të qendrave kryesore të grupit terrorist ISIS në këtë qytet dhe shumica e terroristëve janë tërhequr nga pozicionet e tyre. Nga ana tjetër, burime ushtarake nga provinca Ninva të hënën kanë bërë të ditur se zëvendësi i Abu Bekr Bagdadi, kreut të ISIS, është vrarë në një sulm ajror të forcave irakiane në qendër të Mosulit. Forcta ushtarake të Irakut janë afruar pranë Universtetit të Mosulit në qendër të këtij qyteti. Objektet e Universitetit të Mosulit konsiderohet prej qendrave më të rëndësishme të grupit terrorist ISIS në pjesën lindore të këtij qyteti. Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka deklaruar se forcat ajrore të Irakut kanë bombarduar pesë punishte në të cilat prodhoheshin bomba të ndryshme nga grupi terrorist ISIS në rajonin Rashid në lindje të Mosulit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë të gjithë ekspertët e prodhimit të bombave të këtij grupi terroristë, shumica e të cilëve ishin shtetas të huaj.