Vritet zëvendësi i Al Bagdadit në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41671-vritet_zëvendësi_i_al_bagdadit_në_mosul
Burimet irakiane njoftuan se në një sulm të forcave ajrore irakiane në rajonin Al Selah Al Zerai në Mosul janë vrarë 5 anëtarë të grupit terrorist ISIS, mes të cilëve edhe Abu Lui, zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bekr Al Bagdadi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2017 19:07 Europe/Tirane
  • Vritet zëvendësi i Al Bagdadit në Mosul

Burimet irakiane njoftuan se në një sulm të forcave ajrore irakiane në rajonin Al Selah Al Zerai në Mosul janë vrarë 5 anëtarë të grupit terrorist ISIS, mes të cilëve edhe Abu Lui, zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bekr Al Bagdadi.

Në një tjetër sulm ajror të forcave irakiane në lagjet perëndimore të Mosulit janë vrarë disa eksponentë të SISI si Ahmed Al Axhami, shef i të ashtuquajturës “ushtria e kalifatit”, Mahmud Al Khatuni, shef organizativ i njësisë së sulmeve kamikaze të ISIS dhe Hazem Al Akidi, shef ushtarak i ISIS. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë irakiane bëri të ditur se forcat ajrore irakiane kanë shkatërruar dy qendra të ndërtimit të autobombave të ISIS në rajonin Al Rashidije në lindje të lumit Tigër dhe Sherikhan Al Alia, në veriperëndim të Mosulit.