Rusia: Avioni amerikanë ka vrarë mbi 20 civilë sirianë
Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Rusisë ka deklaruar se mbi 20 civilë sirianë janë vrarë gjatë bombardimit të një rajoni të Sirisë nga një bombardues amerikan.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Valeri Grasimov, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Rusisë, deklaroi: "Një bombardues amerikan B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në provincën Edlib të Sirisë dhe ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve sirianë. Kjo ngjaja ka ndodhur më datë 3 janar, por autoritetet amerikane kanë heshtur në lidhje me këtë krim. Bombarduesi B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në kohën kur ky rajon përfshirë në planin e armëpushimit. Vlen të theksohet se avionët e koalicionit të drejtuar nga Amerika në dy vitet e fundit kanë bombarduar disa objektiva civile në Siri ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur një numër i konsiderueshëm i civilëve sirianë.