Vazhdojnë humbjet e terroristëve në Siri
Janar 12, 2017 16:45 Europe/Tirane
Në një operacion të ushtrisë siriane kundër terroristëve në provincat Suejda dhe Dejruzur janë vrarë mbi 45 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.
Ministria siriane e mbrojtjes bëri të ditur se mbi 30 terroristë të ISIS janë vrarë në rajonin Vadi Al-Kasr në Suejda në jug të Sirisë, ndërsa 12 terroristë të tjerë janë vrarë nga forcat siriane në rrethinat e aeroportit ushtarak në Dejruzur në lindje të Sirisë. 3 terroristë janë vrare nga një bombardim i forcave të ushtrisë siriane në rajonin Al-Rasafe në Dejruzur. Nga ana tjetër, burime kurde siriane bëjnë të ditur se në mbrëmjen e së mërkurës ushtria turke ka lëshuar rreth 40 raketa në qytetin Al-Bab në veri të Sirisë.
Tags