Vriten me dhjetëra terrorist në lindje të Mosulit
Avionët luftarakë të ushtrisë së Irakut të enjten kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të ISISI në lindje të Mosulit, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut dha kanë vrarë me dhjetëra terroristë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Irakut gjatë operacioneve të tyre kanë çliruar zonat "Trekëndëshi Jugor, Sumar dhe Sahrun në lindje të Mosulit. Forcat irakiane në vazhdim të avancimeve të tyre në kuadër të operacioneve për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS, në pjesën veriore të këtij qytetin janë duke avancuar në drejtim të Universitetit të Mosulit. Vathek Hamdani, komandanti i policisë së provincës Ninva, të enjten ka njoftuar për arrestimin e një prej xhelatëve të grupit terrorist ISIS në lagjet e pjesës lindore të Mosulit. Ai ka shtuar se pas shqyrtimit të fotografive të publikuara më parë nga ISIS, është identifikuar ky terrorist dhe është arrestuar në lagjen Samah. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit, qendër e provincës Ninva, kanë filluar më 17 tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të këtij vendi.