Negociatat për Sirinë në Astana do të mbahen më 23 Janar
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë tha se negociatat mes përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe personave të armatosur në Astana do të zhvillohen më 23 janar.
Maria Zakharova në një intervistë dhënë Rusia Today foli mbi procesin e zbatimit të armëpushimit në Siri dhe shpresoi që negociatat e 23 janarit në Astana të hapin një fazë të re në rrugën e vendosjes së paqes në Siri. Maria Zakharova ka deklaruar se negociatat e programuara të zhvillohen në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sirisë dhe grupeve opozitare siriane, nuk janë zëvendësim i bisedimeve mes palëve siriane në Gjenevë. Këto negociata dyditore zhvillohen në kuadër të strategjisë për zgjidhjen politike të krizës së Sirisë dhe programi i tyre është caktuar më 20 dhjetor në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Rusisë, Iranit dhe Sirisë që u zhvillua në Moskë. Sabotimi i disa grupeve terroriste të armatosura të mbështetura nga disa vendeve anti-siriane kanë shkaktuar ndërprerjen e negociatave për paq në Siri që zhvilloheshin në Gjenevë shtatë muaj më parë ndërsa nga ana tjetër, duke marrë parasysh faktin se OKB nuk ka arritur të marrë masat përkatëse për rifillimin e këtyre negociatave, janë programuar negociatat në Astana.