Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë kundër terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41932-marrëveshja_e_rusisë_dhe_turqisë_kundër_terroristëve_në_siri
Autoritetet ushtarake të Turqisë dhe të Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për siguri të fluturimeve ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë me të cilën kanë rënë dakord që të koordinojnë sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupeve opozitare të mbështetura nga jashtë në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2017 10:37 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë kundër terroristëve në Siri

Autoritetet ushtarake të Turqisë dhe të Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për siguri të fluturimeve ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë me të cilën kanë rënë dakord që të koordinojnë sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupeve opozitare të mbështetura nga jashtë në Siri.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të një deklarate, ka deklaruar se kjo marrëveshje është arritur në takimin e ditës së enjte të zhvilluar mes funksionarëve ushtarake të të dy vendeve në Moskë me qëllim që të shmangen ngjarjet aksidentet gjatë fluturimeve ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë. Në këtë deklaratë thuhet: "Kjo marrëveshje ka krijuar një mekanizëm për koordinim dhe bashkëpunim mes avionëve rus dhe turq gjatë sulmeve ajrore kundër pozicioneve të terroristëve dhe gjithashtu ka caktuar masat përkatëse për parandalimin e aksidenteve ajrore fluturimeve në hapësirën ajrore të Sirisë". Kjo marrëveshjes është arritur në kohën kur Rusia që nga shtatori i vitit 2015 me kërkesë të qeverisë së Damaskut ka filluar sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupeve terroriste në Siri.