Forcat e ushtrisë së Irakut hyjnë në Universitetin e Mosulit
Burimet irakiane të sigurisë kanë njoftuar se forcat e ushtrisë së Irakut të premten në mëngjes kanë hyrë në ambientet e Universitetit të Mosulit dhe kanë çliruar disa objekte të këtij universitetit nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS.
Sipas këtyre burimeve, aktualisht janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes forcave të sigurisë së Irakut dhe terroristëve të grupit ISIS në ambientet e Universitetit të Mosulit. Sipas zhvillimeve të luftës, ekziston mundësia që gjatë orëve të ardhshme të çlirohet tërësisht zona e Universitetit të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Shtabi informativ i ushtrisë së Irakut të premten gjithashtu ka njoftuar se forcat irakiane kanë çliruar godinat e administratës lokale në pjesën lindore të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS. Forcat irakiane gjithashtu kanë çliruar edhe lagjen Sadrije në lindje të Mosulit dhe kanë spastruar tërësisht nga prania e terroristëve të ISIS. Burimet informative kanë bërë të ditur se terroristët e grupit ISIS kanë shkatërruar të gjitha urat mbi lumin Tigër n ë Mosul duke shpërthyer sasi të mëdha të lëndëve eksplozive me qëllim që të pengojë avancimin e forcave irakiane. Një burim i sigurisë në provincën Ninva ka thënë se 9 krerë të lartë të grupit terrorist ISIS së bashku me familjet e tyre dhe me sasi të mëdha të parave janë arratisur nga Mosuli në drejtim të Sirisë.