Opozitarët sirianë do të marrin pjesë në negociatat e Kazakistanit
Opozitarët dhe kryengritësit e armatosur sirianë kanë rënë dakord që të marrin pjesë në negociatat për paqe në Siri që do të zhvillohen në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se opozitarët sirianë kanë deklaruar se kanë rënë dakord për dërgimin e një delegacioni të përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve kryengritëse të armatosura në Siri për të marrë pjesë në negociatat e Kazakistanit. Ky vendim është marrë pas bisedimeve të gjera të grupeve kryengritëse siriane dhe përfaqësuesve të qeverive të Rusisë dhe Turqisë. Para kësaj disa grupe kryengritëse me pretekste të ndryshme kanë deklaruar se do të bojkotojnë pjesëmarrjen në negociatat për paqe në Siri që pritet të zhvillohen më 23 janar në Astana të Kazakistanit.