Suksese të ushtrisë siriane në rajonin Vadi Baradi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41965-suksese_të_ushtrisë_siriane_në_rajonin_vadi_baradi
Forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar qytezën Basime në rajonin Vadi Baradi në periferi të Damaskut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2017 15:38 Europe/Tirane
  • Suksese të ushtrisë siriane në rajonin Vadi Baradi

Forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar qytezën Basime në rajonin Vadi Baradi në periferi të Damaskut.

Siç njofton agjencia e lajmeve Farsnews, njësitë e ushtrisë siriane janë futur sot në këtë qytezë, ndërsa terroristët janë detyruar të largohen duke lënë pas dhjetëra terroristë të vrarë. Ndërkohë, guvernatori i provincës Rif Damask deklaroi se ata pjesëtarë të grupeve të armatosura në rajonin Vardi Baradi që dëshirojnë të përfitojnë nga amnistia e shpallur nga presidenti sirian Bashar Asad,  do të amnistohen. Mësohet se inxhinierët sirianë kanë shkuar në rajonin Vardi baradi ku ndodhet burimi që furnizon Damaskun me ujë të pijshëm dhe së shpejti banorët e Damaskut do të furnizohen me ujë nga ky burim. Më 24 Dhjetor 2016, terroristët e Frontit Al Nusra ndalën furnizimin e Damaskut me ujë të pijshëm duke shkaktuar probleme serioze për banorët e kryeqytetit sirian.