Kërkesa e Xhaafari për largimin e forcave turke nga Iraku
Ministri i jashtëm i Irakut edhe një herë ka kërkuar largimin e forcave turke nga Iraku. Turqia në fundit të vitit 2015 ka dërguar në formë të jashtëligjshme trupa ushtarake në Irak të cilat i ka vendosur në bazën Bashika në afërsi të Mosulit.
Qëllimi i dislokimit të këtyre trupave është trajnimi i forcave peshmerga në luftën kundër terroristëve. Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut ka thënë se fjalët e autoriteteve turke për tërheqjen e trupave nuk mjafton por Ankaraja duhet të marrë masa konkrete. Shefi i diplomacisë irakiane tha se sjellja e qeverisë turke është agresion ndaj territorit të Irakut dhe për këtë qeveria irakiane shpeshherë është ankuar pranë KS të OKB, Ligës Arabe dhe OBI. Sa i përket shkatërrimit të bazës së fundit të terroristëve në Mosul të Irakut, ministri i jashtëm i Irakut tha se terroristët do të përgjigjen për aktet e tyre kriminale.