Tensione mes funksionarëve të Turqisë dhe Amerikës në lidhje me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42124-tensione_mes_funksionarëve_të_turqisë_dhe_amerikës_në_lidhje_me_sirinë
Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, ka akuzuar Amerikën për mbështetje ndaj grupeve terroristëve dhe ka deklaruar se Amerika duhet t'i japë fund bashkëpunimit me grupet terroriste në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Tensione mes funksionarëve të Turqisë dhe Amerikës në lidhje me Sirinë

Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, ka akuzuar Amerikën për mbështetje ndaj grupeve terroristëve dhe ka deklaruar se Amerika duhet t'i japë fund bashkëpunimit me grupet terroriste në Siri.

Mevlyt Çavushoglu të shtunën në një prononcim për gazetarët në Ankara ka reaguar ndaj deklaratave të Mark Tuner, zëdhënësi i DASH për pjesëmarrjen e disa grupeve të armatosura në negociatat për paqe në Siri që priten të zhvillohen në Astana të Kazakistanit dhe deklaroi: "Pjesëmarrja e grupeve radikale në negociatat rreth Sirisë është e pakuptimit". Funksionarët e Turqisë si presidenti, kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Turqisë ditëve të fundit kanë akuzuar Amerikën për mbështetjen e grupeve terroriste në Siri dhe kanë deklaruar se armët e dërguara nga Amerika në vend që të përdoren për të luftuar kundër ISIS, ato kanë rënë në duar të grupeve radikale dhe pretendimi i Amerikës për luftë kundër terrorizmit nuk është i vërtetë. Ministri i punëve të jashtme të Turqisë deklaroi: "Ne dje  kemi biseduar me diplomatët iranianë dhe rusë në Moskë në lidhje me forcimin e armëpushimit në Siri dhe në lidhje me negociatat që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit".