Kryemyftiu saudit: Kinemaja dhe koncerti janë degjenerues
(last modified Sun, 15 Jan 2017 06:12:56 GMT )
Janar 15, 2017 07:12 Europe/Tirane
  • Kryemyftiu saudit: Kinemaja dhe koncerti janë degjenerues

Kryemyftiu i Arabisë Saudite i ka quajtur të dëmshme dhe degjeneruese kinemanë dhe organizimin e koncerteve dhe në këtë mënyrë ka sfiduar përpjekjet e Riadit për reformat kulturore në Mbretërinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Në deklaratën e Shejkh Abdulaziz Ale Shejkh, kryemyftiut të Arabisë Saudite e cila është publikuar në faqen e tij në internet, thuhet: "Kinemaja, programet dhe shfaqjet teatrale mund të krijojnë rrethanat për hyrjen e filmave degjenerues dhe idhujtarist të huaj në Arabinë Saudite dhe në fund të rezultojë me përzierjen e meshkujve dhe femrave në një vend". Vlen të theksohet se kinemaja dhe koncertet publike janë të ndaluara në Arabinë Saudite, mirëpo qeveria ka premtuar se do të bëjë ndryshime në fushën kulturore. Këtë premtim e ka dhënë Muhamed bin Selman bin Abdulaziz, zv/trashëgimtar i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, në kuadër të reformave të programuara deri në vitin 2030. Amr Al-Madani, kryetari ekzekutiv i drejtorisë së mirëqenies publike në Arabinë Saudite, javën e kaluar kishte thënë se ekziston mundësia që këtë vit të lejohet hapja e kinemave dhe organizimi i koncerteve, mirëpo këto deklarata të tij kanë shkaktuar polemika të ashpra në lidhje me këtë çështje. Vlen të theksohet se në Arabinë Saudite ku pushteti ndodhet në duart e familjes Al Saud dhe të vehabistëve, jo vetëm që nuk organizohen kurrfarë zgjedhje, por femrat nuk gëzojnë as të drejtën për ngasjen e makinave dhe qytetarët nuk kanë të drejtojnë të formojnë sindikata të ndryshme.

Tags