Nis operacioni për çlirimin e qytetit Palmira
Ushtria siriane në bashkëpunim me forcat popullore dhe aleatët e saj ka nisur operacionin për çlirimin e qytetit Palmira nga prania e terroristëve të ISIS.
Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve ushtria siriane me 10 mijë forca ka nisur operacionin për çlirimin e qytetit antik Palmira i cili është rrethuar nga terroristët e ISIS. Ushtria siriane në konflikt me terroristët e ISIS ka vrarë me dhjetëra terroristë në perëndim të qytetit Palmira dhe ka shkatërruar shumë automjete të pajisura me armatime të rënda të këtij grupi takfirist. Ndërkohë nga qyteti Alepo mësohet se ushtria ka neutralizuar një sulm të terroristëve në përpjekjet e këtyre të fundit për të marrë kontrollin e akademisë ushtarake ajrore në lindje të qytetit Alepo. Ushtria siriane është konfrontuar me terroristët e ISIS edhe në perëndim të qytetit Palmira. Terroristët që operojnë në Siri në luftimet e fundit me ushtrisë siriane kanë humbur kontrollin e shumë territoreve në Siri.