Amnisty International parashikon një vit tjetër të zi për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42163-amnisty_international_parashikon_një_vit_tjetër_të_zi_për_arabinë_saudite
Organizata Amnisty International ka parashikuar si viti 2017 do të jetë një vit i zi për gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2017 09:46 Europe/Tirane
  • Amnisty International parashikon një vit tjetër të zi për Arabinë Saudite

Organizata Amnisty International ka parashikuar si viti 2017 do të jetë një vit i zi për gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Lin Maluf, shefi i zyrës së Aministy International në Bejrut, vuri në dukje shtimin e valës së fundit të arrestimeve të aktivistëve politikë në Arabinë Saudite dhe ka deklaruar se autoritetet saudite e kanë filluar këtë vit me shtimin e politikave shtypës ndaj të të drejtave të njeriut. Amnisty International ka shpreh shqetësime për vazhdimin e politikave shtypëse dhe të pamëshirshme të Arabisë Saudite kundër aktivistëve të këtij vendi dhe deklaroi se burgosja, kërcënimi, internimi dhe keqtrajtimi i aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë vend tregon se aktiviteti në këtë fushë është shndërruar në një aktivitet të rrezikshëm në Arabinë Saudite.