Amnisty International parashikon një vit tjetër të zi për Arabinë Saudite
Organizata Amnisty International ka parashikuar si viti 2017 do të jetë një vit i zi për gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Lin Maluf, shefi i zyrës së Aministy International në Bejrut, vuri në dukje shtimin e valës së fundit të arrestimeve të aktivistëve politikë në Arabinë Saudite dhe ka deklaruar se autoritetet saudite e kanë filluar këtë vit me shtimin e politikave shtypës ndaj të të drejtave të njeriut. Amnisty International ka shpreh shqetësime për vazhdimin e politikave shtypëse dhe të pamëshirshme të Arabisë Saudite kundër aktivistëve të këtij vendi dhe deklaroi se burgosja, kërcënimi, internimi dhe keqtrajtimi i aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë vend tregon se aktiviteti në këtë fushë është shndërruar në një aktivitet të rrezikshëm në Arabinë Saudite.