Vazhdojnë arrestimet e palestinezëve në Bregun Perëndimor
Janar 15, 2017 19:28 Europe/Tirane
Ushtarët izraelitë sulmuan sot qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan duke arrestuar dy palestinezë.
Gjithashtu forcat pushtuese izraelite arrestuan një tjetër palestinez i quajtur Omid Obejd në qytezën Isavije në Kodsin e pushtuar. Riad Ashger, zëdhënësi i Qendrës për të Burgosurit Palestinezë, deklaroi se gjatë vitit 2016, regjimi i Izraelit ka arrestuar 223 palestinezë banorë të Rripit të Gazës dhe shumë prej tyre kanë qenë të mitur.
Tags