Martirizohen dy palestinezë
Një i ri palestinez u martirizua nga forcat pushtuese izraelite në qytetin Betlehem në jug të Bregut Perëndimor, ndërsa një tjetër i ri palestinez u martirizua sot në një burg të regjimit të Izraelit.
Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës bëri të ditur se forcat izraelite sulmuan sot qytezën Takavo në Betlehem, duke martirizuar një të ri palestinez e duke plagosur katër të tjerë. Në këtë mënyrë numri i palestinezëve të martirizuar që prej fillimit të Intifadës së xhamisë Al Aksa, ka arritur në 275. Nga ana tjetër, mësohet se Mahmud Basile, një tjetër i ri palestinez, u martirizua në një burg izraelit si pasojë e mungesës së shërbimit mjekësor në këtë burg. Nabil Basile, babai i këtij dëshmori 17 vjeçar, deklaroi se djali i tij që prej dy vite e gjysmë ndodhej në burg pa asnjë akuzë dhe pa u gjykuar dhe ka vdekur sot si pasojë e infarktit në zemër.