Ushtria siriane avancon drejt Homsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42331-ushtria_siriane_avancon_drejt_homsit
Duke çliruar lartësitë strategjike në lindje të provincës Homs në qendër të Sirisë, ushtria siriane ka mundur të marrë plotësisht nën kontroll rrethinat e aeroportit ushtarak T-4.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon drejt Homsit

Duke çliruar lartësitë strategjike në lindje të provincës Homs në qendër të Sirisë, ushtria siriane ka mundur të marrë plotësisht nën kontroll rrethinat e aeroportit ushtarak T-4.

Agjencia e lajmeve Parstoday duke cituar shtabin e përgjithshëm të ushtrisë siriane, njoftoi se forcat ajrore të Sirisë kanë shkatërruar dy qendra komanduese të ISIS si dhe një karvan të makinave ushtarake të terroristëve të ISIS, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në radhët e terroristëve. Gjithashtu, në operacionet e kryera nga ushtria siriane në rrethinat e Homsit, mësohet se janë vrarë dhjetëra terroristë të frontit Al Nusra, i cili është një nga grupet që nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit në Siri. Nga Damasku mësohet se qeveria siriane u ka ofruar sot shansin e fundit grupeve të armatosura në rajonin Guta lindore, duke theksuar se nëse ata dorëzojnë armët, të gjithë pjesëtarët e këtyre grupeve do të përfitojnë nga amnistia e shpallur nga presidenti sirian z. Bashar Asad.