Tjetër fitore e ushtrisë irakiane në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42343-tjetër_fitore_e_ushtrisë_irakiane_në_mosul
Komandanti operativ i provincës Ninva në veri të Irakut njoftoi se forcat irakiane të antiterrorit kanë çliruar sot kompleksin kulturor të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 16, 2017 21:09 Europe/Tirane
  • Tjetër fitore e ushtrisë irakiane në Mosul

Komandanti operativ i provincës Ninva në veri të Irakut njoftoi se forcat irakiane të antiterrorit kanë çliruar sot kompleksin kulturor të Mosulit.

Siç njofton agjencia e lajmeve Pars Today, Abdulamir Reshid Jarullah, komandant operativ i provincës Ninva, deklaroi se forcat irakiane të antiterrorit kanë valëvitur flamurin irakian mbi ndërtesën e kompleksit kulturor të Mosulit, duke vrarë dhjetëra terroristë të ISIS dhe duke u shkaktuar humbje të rënda materiale terroristëve. Nga ana tjetër, Shaker Xhoudet, komandant i policisë federale të Irakut, deklaroi se çlirimi i Mosulit dhe thyerja e grupit terrorist ISIS është mëse e sigurt dhe ky objektiv do të realizohet sa më shpejt. Ministria e emigracionit e Irakut deklaroi se ekipet e kësaj ministrie në provincën Ninva kanë ngritur rreth 10 mijë  tenda në rajone të ndryshme të provincës Ninva, duke u ofruar personave të shpërngulur ushqime dhe shërbim mjekësor.