Ndërtohet konsullata më e madhe amerikane në Erbil të Irakut
Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i qeverisë së rajonit të Kurditsanit sot ka konfirmuar se Amerika ka për qëllim të ndërtojë një konsullatë të madhe me rreth 200 metër katror e cila do të kushtojë rreth 600 milionë dollarë në Erbil që gjendet në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Felah Mustafa duke thënë se rajoni i Kurdistanit të Irakut dhe Amerika ka marrëdhënie të afërta, ka shtuar: Jemi dakorduar që Amerika të ndërtojë një konsullatë të madhe në Erbil. Ai ka thënë: Amerika përpos konsullatës në Erbil ka edhe një bazë ushtarake dhe kjo bazë do të qëndrojë deri në kohën e zhdukjes së kërcënimeve terroriste. Mustafa i cili foli para gazetarëve, ka deklaruar: Erbili është konsideruar si vija e kuqe për Amerikës pas fillimit të luftës nga ISIS.