Në jug të Libanit zbulohen rrënojat e dronit izraelit
Forcat e rezistencën kanë gjetur në jug të Libanit rrënojat e dronit izraelit të rrëzuar dje.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, rrënojat e dronit të regjimit sionist i cili u rrëzua dje në jug të Libanit janë gjetur sot nga forcat e rezistencës. Dje, autoritetet libaneze kanë thënë se ky dron i ushtrisë së regjimit sionist është rrëzuar në rajonin malor Nakura në të cilën menjëherë kanë shkuar forcat e ushtrisë libaneze dhe forcat ndërkombëtare UNFEL për të gjetur dronin e rrëzuar të ushtrisë së regjimit sionist. Sipas këtij burimi edhe forcat e ushtrisë së regjimit sionist janë mobilizuar në territoret e pushtuara të Palestinës. Vlen të theksohet se rrëzimi i dronit të ushtrisë së regjimit sionist në jug të Libanit ka ndodhur në kohën kur ushtria e këtij regjimi përkundër rezolutës 1701 të KS të OKB, gati për çdo ditë shkel hapësirën ajrore, detare dhe tokësore të Libanit.