Çlirohen disa rajone në lindje të Mosulit
(last modified Tue, 17 Jan 2017 19:41:48 GMT )
Janar 17, 2017 20:41 Europe/Tirane
  • Çlirohen disa rajone në lindje të Mosulit

Forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë tre rajone të tjera në lindje të Mosulit të cilat mbaheshin të pushtuar nga terroristët e ISIS.

Bëhet fjalë për rajone Atashane, Namanie dhe Kandi tek të cilat ushtria irakiane ka ngritur flamurin irakian. Deri tani 90% e zonave lindore të Mosulit qendër e provincës janë çliruar nga zgjedha e terroristëve të ISIS. Ndërkohë mësohet se në lindje të Mosulit avionët luftarakë të Irakut kanë shkatërruar të paktën 6 autobomba. Si kundërpërgjigje ndaj avancimeve të ushtrisë irakiane, terroristët e ISIS kanë marrë peng femra dhe fëmijë të moshës 5-8 vjeç dhe i kanë dërguar në vende të paditura në perëndim të Mosulit. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi në tetor të vitit 2016.

Tags