Ushtria siriane sulmon pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42544-ushtria_siriane_sulmon_pikat_e_përqendrimit_të_terroristëve_të_isis
Ushtria siriane në një operacion me avionë luftarakë ka sulmuar pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS në rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 18, 2017 06:58 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane sulmon pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS

Ushtria siriane në një operacion me avionë luftarakë ka sulmuar pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS në rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë.

Objekt i sulmeve të avionëve luftarakë të Sirisë ishin zonat Therade, Mekabar dhe përreth bazës ushtarake 137 në jug të qytetit Dejrul Zur, ku janë vrarë dhe plagosur shumë terroristë. Ushtria siriane ka sulmuar edhe bastionet e frontit Nusra dhe të ISIS në fshatin Dejrfur në veriperëndim të qytetit Palmira, ku ka vrarë 12 terroristë dhe ka shkatërruar një autobombë të tyre. Nga sulmi i ushtrisë siriane kundër bastioneve të ISIS në lindje të provincës Hamah gjithashtu janë vrarë shumë terroristë. Vlen të theksohet se Siria prej 5 vitesh lufton kundër grupeve terroriste kryesisht kundër ISIS dhe frontit Nusra të cilët mbështeten nga vendet perëndimore dhe nga disa vende të rajonit.