ISIS pranë dështimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42595-isis_pranë_dështimit_në_siri
Ushtria siriane në një operacion me avionë luftarakë ka sulmuar pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS në rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2017 17:35 Europe/Tirane
  • ISIS pranë dështimit në Siri

Ushtria siriane në një operacion me avionë luftarakë ka sulmuar pikat e përqendrimit të terroristëve të ISIS në rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë.

Objekt i sulmeve të avionëve luftarakë të Sirisë ishin zonat Therade, Mekabar dhe përreth bazës ushtarake 137 në jug të qytetit Dejrul Zur, ku janë vrarë dhe plagosur shumë terroristë. Ushtria siriane ka sulmuar edhe bastionet e frontit Nusra dhe të ISIS në fshatin Dejrfur në veriperëndim të qytetit Palmira, ku ka vrarë 12 terroristë dhe ka shkatërruar një autobombë të tyre. Nga ana tjetër, Shefi i njësisë për luftë kundër terrorizmit në Francë ka deklaruar se rreth 3000 evropian në mesin e tyre 700 shtetas francezë kanë shkuar në Irak dhe Siri për tu bashkuar me grupin terrorist ISIS.