Grupe të armatosura djegin banesat e civilëve sirianë
Janar 18, 2017 17:35 Europe/Tirane
Në shenjë hakmarrje ndaj disfatave të rënda përballë ushtrisë siriane, grupet terroriste e të armatosura kanë djegur banesat e qytetarëve sirianë në qytetin Ejnul Fixhe në afërsi të Damaskut.
Mediat siriane raportuan se njëkohësisht me avancimin e ushtrisë siriane drejt këtij qyteti, terroristët para se të tërhiqeshin nga ky qytet kanë djegur 13 banesa të qytetarëve sirianë, të cilët u akuzuan si përkrahës të presidentit Bashar Asad. Mësohet se dhjetëra banorë të qytetit Ejnul Fixhe janë marrë peng nga grupet terroriste dhe dyshohet se do të shfrytëzohen si mburojë humane përballë sulmeve të ushtrisë siriane.
Tags