ISIS ekzekuton me vrasje 12 persona në qytetin Tadmur të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42670-isis_ekzekuton_me_vrasje_12_persona_në_qytetin_tadmur_të_sirisë
Organizata e vëzhguesve e të drejtave të njeriut në Siri të enjten ka deklaruar se terroristët e ISIS pasi kanë pushtuar përsëri qytetin antik Tedmur, kanë ekzekutuar të paktën 12 persona në këtë qytet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 19, 2017 12:34 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton me vrasje 12 persona në qytetin Tadmur të Sirisë

Organizata e vëzhguesve e të drejtave të njeriut në Siri të enjten ka deklaruar se terroristët e ISIS pasi kanë pushtuar përsëri qytetin antik Tedmur, kanë ekzekutuar të paktën 12 persona në këtë qytet.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në deklaratën e observatorit për të drejtat e njeriut në Siri thuhet se u ka prerë kokën katër arsimtarëve dhe punonjësve të administratës shtetërore përpara godinës së muzeut të këtij qyteti. Terroristët e grupit ISIS gjithashtu kanë ekzekutuar me vrasjes edhe tetë persona të tjerë ku katër prej tyre ishin pjesëtarë të ushtrisë siriane. Këto ekzekutime janë kryer në teatrin antik të Tedmurit (Palmiras).