Bashar Asad: Në bisedimet në Astana prioritet ndihmat humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42679-bashar_asad_në_bisedimet_në_astana_prioritet_ndihmat_humanitare
Presidenti i Sirisë deklaroi se në bisedimet e paqes që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit prioritet do të jetë dërgimi i ndihmave humanitare dhe ofrimi i mundësisë për grupet e armatosura që t’i bashkohen marrëveshjes së armëpushimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 14:56 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Në bisedimet në Astana prioritet ndihmat humanitare

Presidenti i Sirisë deklaroi se në bisedimet e paqes që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit prioritet do të jetë dërgimi i ndihmave humanitare dhe ofrimi i mundësisë për grupet e armatosura që t’i bashkohen marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti sirian Bashar Asad, në një intervistë me agjencinë japoneze të lajmeve TBS, tha se nuk mund të bëjë ndonjë parashikim mbi këto bisedime, por shtoi se cështje primare është dërgimi i ndihmave humanitare për popullin sirian dhe vazhdimi i marrëveshjes së armëpushimit me qëllim ruajtjen e jetës së civilëve. Ai tha se grupet e armatosura duhet t’i bashkohen procesit të paqes dhe të dorëzojnë armët dhe në këtë rast do të përfitojnë nga amnistia e shpallur nga qeveria e Sirisë. Ndër të tjera, presidenti Asad shprehu besimin se administrata e re amerikane do të ndjekë politika më konstruktive ndaj Sirisë dhe do të jetë më e sinqertë në luftën kundër terrorizmit.