Palestinezët protestojnë kundër vendimit për transferimin e ambasadës amerikane në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42751-palestinezët_protestojnë_kundër_vendimit_për_transferimin_e_ambasadës_amerikane_në_kods
Mijëra palestinezë banorë të BPLJ të enjten kanë protestuar kundër vendimit të Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2017 03:25 Europe/Tirane
  •  Palestinezët protestojnë kundër vendimit për transferimin e ambasadës amerikane në Kods

Mijëra palestinezë banorë të BPLJ të enjten kanë protestuar kundër vendimit të Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Mea, protestuesit nga qytetet Ramallah, Nablus dhe Al Khalil në BPLJ, duke bohorritur parulla “Kodsi, çelësi i luftës dhe i paqes”, kanë kundërshtuar vendimin e Donald Trump për transferimin e amabsadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar dhe kan paralajmëruar se ambasada amerikane nuk duhet të vendoset në Kods. Naser Abu Xhejsh, anëtar i zyrës politike të partisë krijimi i Palestinës, gjatë kësaj proteste ka thënë se transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Kods është shpallje e luftës me popullin palestinez dhe vendet arabe dhe islamike dhe kjo dëshmon se Donald Trump nuk mendon për Palestinën.