Regjimi sionist insiston në ndërtimin e kolonive
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42760-regjimi_sionist_insiston_në_ndërtimin_e_kolonive
Pavarësisht theksimit të OKB për ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste, regjimi sionist ka njoftuar një plan për ndërtimin e 2700 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 20, 2017 07:27 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist insiston në ndërtimin e kolonive

Pavarësisht theksimit të OKB për ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste, regjimi sionist ka njoftuar një plan për ndërtimin e 2700 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara palestineze.

Televizioni i regjimit sionist ka njoftuar se në prag të ceremonisë për marrjen e presidencës së Amerikës nga Donald Trump, po shqyrtojnë plane të reja për ndërtimin e kolonive sioniste të reja në territoret e pushtuara palestineze. Sipas këtij burimi, Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka filluar kontaktet e tij me funksionarët e ardhshëm të Amerikës për të marrë pëlqimin e tyre për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Ndërkohë autoritetet e regjimit sionist në Kodsin e shenjtë ka konfirmuar përpjekjet për ndërtimin e qindra njësive banimi të reja për sionistët në lindje të Bejtul-Mokadesit. Autoritetet e regjimit sionist po vazhdojnë ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze në kohën kur KS i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016, ka miratuar një rezolutë në të cilën kërkohet nga Tel Aiviv që t'i japë fund ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze.