Vriten dhjetëra terroristë në perëndim të Mosulit
Forcat e ushtrisë dhe forcat vullnetare të Irakut kanë vrarë dhjetëra terroristë të ISIS në rajonet perëndimore të Mosulit dhe kanë çliruar rajone të tjera nga pushtimi i terroristëve.
Divizioni i dytë i forcave vullnetare Hashd Al Shaabi, publikoi një komunikatë ku bën të ditur se gjatë ditës së sotme (e premte), forcat vullnetare kanë vrarë mbi 60 terroristë të ISIS në perëndim të Mosulit, kanë plagosur dhjetëra të tjerë si dhe kanë shkatërruar 20 makina ushtarake të terroristëve. Ndërkohë, forcat e ushtrisë irakiane kanë çliruar sot fabrikën farmaceutike si dhe rajonin Al hare në veri të Mosulit. Gjithashtu forcat irakiane kanë çliruar edhe lagjen Al Arabi Al Aual në verilindje të Mosulit dhe kanë ngritur flamurin irakian në ndërtesat e pushtetit lokal në këtë zonë. Gjatë këtij operacioni, terroristët e ISIS kanë pësuar humbje të rënda në njerëz dhe materiale ushtarake. Sipas burimeve lokale, qindra terroristë të ISIS janë detyruar të largohen këmbëzbathur nga kjo zonë.