Përleshje të armatosura në Xhide të Arabisë Saudite
Qyteti Xhide në Arabinë Saudite sot në mëngjes ishte arenë e përleshjeve të armatosura mes forcave të sigurisë dhe të disa personave të panjohur.
Gazeta saudite "Ikadh" njoftoi se forcat e sigurisë së Arabisë Saudite sot në mëngjes (të shtunën) kanë kryer një operacion të sigurisë në rajonin Al-Harazat në provincën Xhide.
Sipas kësaj gazete, forcat e sigurisë së Arabisë Saudite gjatë këtij operacioni janë përleshur me një grup të terroristëve dhe në fund dy sulmues kamikaz gjatë këtyre përleshjeve kanë shpërthyer rripin me eksploziv.
Vlen të theksohet se grupi terrorist ISIS që nga mesi i vitit 2014, ka kryer disa sulme terroriste në Arabinë Saudite.
Në vitin e kaluar si pasojë e një sulmi kamikaz në afërsi të konsullatës amerikane në Xhide, është vrarë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.