Negociatat e Astanas me dyer të mbyllura
Negociatat dyditore për zgjidhjen politike të krizës siriane që do të zhvillohen në kryeqytetin e Kazaksitanit, do të mbahen me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve.
Sipas IRNA, Ministria e jashtme e Kazakistanit si mikpritëse e këtyre negociatave, ka bërë të ditur se në përputhje me programin e paraparë, vetëm negociatorët do të marrin pjesë në takim. Delegacionet nga RII, Rusia, Turqia si dhe i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë Stefan Di Mistura kanë mbërritur në Astana për të marrë pjesë në negociatat, ndërsa vlen të përmendet se edhe opozitarët sirianë kanë shkuar në Astana. Në këto negociata do të marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA në Kazakistan. Sipas parashikimeve, këto negociata do të zgjasin dy ditë, ndërsa ekziston edhe mundësia e zgjatjes së tyre.