Abu BekrAl-Bagdadi plagoset në perëndim të Ninvas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43073-abu_bekral_bagdadi_plagoset_në_perëndim_të_ninvas
Burimet e Irakut të dielën në mbrëmje kanë njoftuar për plagosjen e Abu Bekr Al-Bagdadi, kreut të grupit terrorist ISIS, në perëndim të provincës Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 23, 2017 07:12 Europe/Tirane
  • Abu BekrAl-Bagdadi plagoset në perëndim të Ninvas

Burimet e Irakut të dielën në mbrëmje kanë njoftuar për plagosjen e Abu Bekr Al-Bagdadi, kreut të grupit terrorist ISIS, në perëndim të provincës Ninva në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abu Bekr Al-Bagdadi dhe disa krerë të tjerë të grupit terrorist ISIS me makina ishin duke shkuar nga Siria në Irak kur janë sulmuar nga forcat ajrore të Irakut. Ndërkohë Khalaf Xhalibavi, komandanti i forcave popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" në provincën Anbar, ka njoftuar për kthimin e disa pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në këtë provincë dhe ka thënë: "Provinca Anbar po përballet me rrezikun e krijimit të një qendre të re të grupit terrorist ISIS në qytetin Ramadi, qendër e provincës Anbar 110 km larg Bagdadit". Në qytetet e provincës Anbar si Ramadi, Faluxha, Amerije dhe Khaledije gjatë ditëve të fundit janë shtuar sulmet terroriste ku si pasojë e tyre janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë irakianë. Terroristët e ISIS pas disfatave të njëpasnjëshme përballë forcave irakiane sidomos në provincën veriore Ninva, kanë shtuar sulmet kundër civilëve irakiane në qytetet e ndryshme të Irakut.