Me mijëra palestinezë protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist
Me mijëra palestinezë të shtunën kanë protestuar kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre dhe vrasjeve të palestinezëve nga forcat ushtarake të regjimit sionist në rajonin Arare në territoret e pushtuara të vitit 1948.
Agjencia palestineze e lajmeve SAMA njoftoi se këto protesta janë organizuar nga komiteti për çështje popullore dhe nga lëvizjet popullore dhe të rinjtë palestinezë në rajonin Arare. Protestuesit në këtë protestë kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist dhe kanë dënuar krimet e këtij regjimi kundër palestinezëve, si dhe kanë theksuar rezistencën përball regjimit sionist deri në çlirimin e plotë të Palestinës. Imen Aude, kryetari i listës së përbashkët të deputetëve arabë në parlamentin e regjimit sionist, ka marrë pjesë në këto protesta dhe ka deklaruar se këto protesta tregojnë se populli i Palestinës vazhdon të kërkojë të drejtat e tij. Aud shtoi se palestinezët nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj krimeve të sionistëve në Kalansuh dhe në Umu Hajran dhe do të mbrojnë idealet e Palestinës deri në fund.