ISIS shpall të lejuar vrasjen e grave dhe fëmijëve të arratisur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43131-isis_shpall_të_lejuar_vrasjen_e_grave_dhe_fëmijëve_të_arratisur
E ashtuquajtura "Gjykatë e Sheriatit" e grupit terrorist ISIS, me anë të një dekreti u ka lejuar të gjithë terroristëve të grupit takfirist ISIS të mund të vrasin grat dhe fëmijët që mundohen të arratisen nga rajonet nën pushtimin e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2017 13:30 Europe/Tirane
  • ISIS shpall të lejuar vrasjen e grave dhe fëmijëve të arratisur

E ashtuquajtura "Gjykatë e Sheriatit" e grupit terrorist ISIS, me anë të një dekreti u ka lejuar të gjithë terroristëve të grupit takfirist ISIS të mund të vrasin grat dhe fëmijët që mundohen të arratisen nga rajonet nën pushtimin e grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupi terrorist ISIS me anë të një urdhri duke u bazuar në dekretin fetar të Muhamed Al-Athimin, myftiut saudit i cili lejon vrasjen e grave dhe të fëmijëve të jobesimtarëve, ka deklaruar se pjesëtarët e këtij grupi takfirist mund të vrasin grat dhe fëmijët që mundohen të arratisen. ISIS i ka quajtur heretik personat të cilët mundohet të arratisen nga rajonet nën kontrollin e këtij grupi terrorist dhe i konsideroi ata pjesë të jobesimtarëve.